Lidhje

PDK, LDK për zbatimin e marrëveshjes


Në Kosovë, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike janë zotuar për zbatim të shpejtë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, që u arrit dy ditë më parë në përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës politike mese pesëmuajshe. Pa dhënë më shumë hollësi për ndarjen e pushtetit, kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, tha se do të punohet shpejt për ndërtimin e institucioneve ligjvënëse, ekzekutive dhe presidenciale. Marrëveshja ndërmjet këtyre dy partive vazhdon të nxisë reagime të forcave tjera politike shqiptare.

XS
SM
MD
LG