Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni ka vendosur t’i japë fund bojkotit disa javësh të Parlamentit. Kryetari i saj, Menduh Thaçi thotë se duke u kthyer në Parlament, deputetët e PDSH-së, i heqin mundësinë qeverisë të përdorë alibinë se edhe partia e tyre është fajtore për ngecjen e proceseve dhe thellimin e vendit në krizë politike.