Lidhje

PE, thirrje për dorëheqjen e Blatterit


Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë sot ku i bën thirrje Presidentit të FIFA-s që të japë dorëheqjen menjëherë dhe që të ndërmerren reforma urgjente të organit drejtues të futbollit në botë.

Një kopje e rezolutës e siguruar nga agjencia Reuters i bën thirrje FIFA-s që “të zgjedhë, në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, një udhëheqës të përkohshëm për të zëvendësuar menjëherë Joseph Blatterin”.

Në rezolutë shprehet gjithashtu shqetësim se “besueshmëria e FIFA-s, si organi qeverisës i futbollit dhe reformat urgjente të nevojshme, nuk mund të fillojnë me ritmin e duhur pa u caktuar udhëheqja e re, që sipas rregullave të FIFA-s mund të mos realizohet për nëntë muaj të tjerë”.

XS
SM
MD
LG