Lidhje

PE thirrje Rusisë për zgjedhje të lira

  • Zëri Amerikës

Opposition activists take part in a rally, organized by the Party of People's Freedom, in central Moscow June 25, 2011. Russia said on Wednesday it had refused to register a liberal opposition bloc as a political party, barring the Kremlin's most vocifero

Parlamenti europian po i bën thirrje Rusisë të garantojë zgjedhje të lira dhe të regjistrojë partitë e opozitës.

Një rezolutë e miratuar sot nga parlamenti në Strasburg thotë se vështirësitë e hasura nga partitë e kufizojnë konkurrencën politike në Rusi.

Parlamenti shpreh keqardhjen për vendimin që refuzon regjistrimin e Partisë për Lirinë e Popullit për zgjedhjet e Dumës në dhjetor.

Rezoluta i bën gjithashtu thirrje Rusisë të lejojë misionin vëzhgues të OSBE-së dhe Këshillit të Europës.

Rusia thotë se kritikat ndaj vendimit të saj për t’i mohuar regjistrimin Partisë për Lirinë e Popullit janë të papërshtatshme dhe të pabazuara.

Vendimi mbi regjistrimin ndalon disa nga kundërshtarët kryesorë të Kremlinit të marrin pjesë në votime, duke shtuar shqetësimet e perëndimit mbi legjitimitetin e votimeve parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Presidenti Dimitri Medvedev tha muajin e kaluar se Partia për Lirinë e Popullit mund të regjistrohet nëse korigjon bazën teknike për të cilën është përjashtuar.

XS
SM
MD
LG