Lidhje

Amerikanët përkujtojnë sulmin në Pearl Harbor


7 dhjetori shënon përvjetorin e sulmit japonez në bazën detare amerikane të Pearl Harborit, në ishujt Havai, 72 vjet më parë.

Mijëra njerëz mblidhen në Pearl Harbor çdo vit për të përkujtuar përvjetorin e sulmit të vitit 1941 që i futi SHBA në Luftën e Dytë Botërore.

Marina dhe Shërbimi Kombëtar i Parqeve janë organizatorët e ceremonive të sotme, të hapura për publikun, ku marrin pjesë dhjetra njerëz që i mbijetuan sulmit në Pearl Harbor.

Në mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, bazat e ushtrisë dhe të marinës amerikane në Pearl Harbor u sulmuan nga avionët e Marinës Perandorake Japoneze. Më shumë se 2.000 amerikanë u vranë dhe mbi 1,000 u plagosën.
XS
SM
MD
LG