Lidhje

Peja feston ditën e çlirimit

  • Leonat Shehu

Në qytetin e Pejës, në Kosovën perëndimore po festohet dita e çlirimit të saj. 14 vjet më parë më 16 qershor trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në këtë qytet nga ku po largoheshin trupat serbe. Gjatë ceremonisë solemne të organizuar me këtë rast, u tha se populli i Kosovës nuk do të harrojë asnjëherë sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës, ndërsa me çmimin qytetar nderi i Komunës së Pejës u dekorua drejtori i sektorit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj.

XS
SM
MD
LG