Lidhje

37 të vdekur në Pekin nga shirat e dendur


Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit ka anuluar qindra fluturime, duke bllokuar të paktën 80 mijë udhëtarë

Në Pekin kanë rënë shirat më të rrëmbyeshme në 6 dekada, të cilat kanë shkaktuar 37 të vdekur dhe evakuimin e të paktën 50 mijë njerëzve. Agjencia HSINHUA njoftoi sot se përmbytjet masive kanë izoluar dhjetra banorë dhe makinat janë duke notuar nëpër rrugë.

Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit ka anuluar qindra fluturime, duke bllokuar të paktën 80 mijë udhëtarë. Autoritetet thanë se në Pekin dhe rrethinat e kryeqytetit kinez kanë rënë shira të mëdha në nivelin 17 centimetra, ndërsa në disa zona, si distrikti Fangxshan, pati deri në 46 centimetra rreshje. Shirat filluan dje dhe mendohet se do të vazhdojnë edhe nesër.
XS
SM
MD
LG