Lidhje

Legjeda e futbollit ka parashikuar një paraqitje të mirë për Brazilin gjatë Kupës së Botës vitin që vjen

Legjeda e futbollit, Pele, ka parashikuar një paraqitje të mirë për Brazilin gjatë Kupës së Botës vitin që vjen dhe beson se protestat gjatë Kupës së Konfederatës do të ishin përkeqësuar nëse Brazili nuk do të kishte fituar.

Futbollisti me famë botërore organizoi një takim me tifozët gjatë promovimit të rrjetit të restoranteve Chelsea Piers në qytetin e Nju Jorkut. Ikona ndërkombëtare e futbollit foli për ekipin kombëtar të Brazilit, trazirat në vendin e tij të lindjes dhe kalimit me Barcelonen të një prej lojtarëve kryesor brazilian, Neymar.

Ai përshëdeti manaxherin e ri të kombëtares braziliane duke thënë se ai mund të frymzoi Brazilin drejt titullit të gjashtë të Kupës Botërore. Pele u kritikua ashpër në vendin e tij pasi ai u kishte bërë thirrje brazilianëve që të ndalonin protestat mbi çështjet sociale gjatë Kupës së Konfederatave.

XS
SM
MD
LG