Lidhje

Rreth 2 milionë besimtarë myslimanë vazhdojnë haxhillëkun e përvitshëm

  • Zëri Amerikës

Rreth 2 milionë besimtarë myslimanë vazhdojnë haxhillëkun e përvitshëm

Rreth 2 milionë besimtarë myslimanë vazhdojnë haxhillëkun e përvitshëm

Rreth 2 milionë besimtarë myslimanë po zbresin me ngadalë nga Mali Arafat në Arabinë Saudite, faza e dytë e haxhillëkut të përvitshëm.

Besimtarë të veshur me të bardha filluan sot t’i ngjiten kodrës së zhveshur, për një ditë me reflekime. Mali Arafat është vendi nga ku profeti Muhamet dha predikimin e tij të fundit, 14 shekuj më parë.

Në predikimin e tij sot në mesditë, Kleriku më i lartë i Arabisë Saudite, Muftiu i Madh Abdul Aziz al Sheikh, u bëri thirrje myslimëve që të dënojnë dhunën, luftën e sektarizmin dhe të praktikojnë mirësinë ndaj të tjerëve.

Besimtarët do ta kalojnë natën në pikën e njohur si Muzdalifah, para se të kthehen nesër në Mina, për traditën e gjuajtjes me gurë të djallit, rituali që simbolizon dënimin e djallit. Besimtarët shkojnë në malin Arafat në këmbë, me transport publik dhe me makina private.

Këtë vit fillon faza e parë e ndërtimit të një hekurudhe, që synon lehtësimin e trafikut të madh të njerëzve në rrugët e Arabisë Saudite.

XS
SM
MD
LG