Lidhje

Trump do të marrë pjesë në takimet aziatike


Nënpresidenti amerikan Mike Pence njoftoi të enjten në Xhakarta të Indonezisë se Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në nëntor në tre takime të nivelit të lartë në Azi.

Nënpresidenti po përmbyll ndalesën e fundit në turneun e tij dhjetë ditësh në Azi. Ai bëri të ditur planet e Presidentit Trump për të marrë pjesë në takimin SHBA-ASEAN (Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore) dhe takimet e nivelit të lartë për Azinë Lindore në Filipine, si dhe takimin për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësor (APEC) në Vjetnam.

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të ASEAN-it, zoti Pence tha se administrata Trump do të bashkëpunojë me ASEAN-in “për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës së Jugut që të garantohet “lëvizja e papenguar e mallrave” në zonë.

Vendet e rajonit po hasin në sfida të reja, të shkaktuara nga ambicjet e Kinës për të zgjeruar kontrollin e saj në zonë. Ndërkohë vëmendja amerikane ndaj Azisë është përqëndruar tek tensionet në rritje në Gadishullin Korean.

Gjatë takimit me Presidentin Joko Widodo, zoti Pence lavdëroi shembullin e Indonezisë që ndjek “traditën e Islamit të moderuar”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG