Lidhje

Media algjeriane: Lirohen 100 pengje


Agjencia algjeriane e lajmeve njofton se afro 100 pengje të huaja, të kapur nga ekstremistët islamikë në një kompleks për nxjerrjen e gazit, janë liruar. Tridhjetë të tjerë ende figurojnë të zhdukur.

Njoftimi i sotëm nga agjencia shtetërore e lajmeve, që citon zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë, thotë se ekstremistët kishin rrëmbyer 132 shtetas të huaj, kur sulmuan kompleksin në Algjerinë lindore të mërkurën.

Nuk është e qartë nëse pengjet që njoftohet se janë liruar, u shpëtuan nga ushtria algjeriane, apo u liruan vetë nga rrëmbyesit. Njoftimet nuk janë konfirmuar nga burime perëndimore.

Besohet se mes të pengjeve kishte shtetas nga afro 10 vende, ndër të cilët edhe amerikanë. Qeveritë e vendeve përkatëse kanë shprehur zhgënjim që nuk u informuar nga qeveria algjeriane për planet e sulmit.
XS
SM
MD
LG