Lidhje

Pengohet hyrja e ministrit të qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës


Pengohet hyrja e ministrit të qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës

Pengohet hyrja e ministrit të qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës

Policia e Serbisë, nuk lejoi sot Ministrin e Diasporës në qeverinë e Kosovës Ibrahim Makolli, që të hyjë në luginën e Preshevës. Ministri Makolli u ndalua në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në fshatin Konçul derisa po udhëtonte për një vizitë zyrtare në komunat me shumicë shqiptare ne jug të Serbisë.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi e cilësoi si skandal politik pengimin e ministrit Makolli, ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se policia serbe kishte lejuar që ministri Makolli të hyjë në luginën e Preshevës si qytetar, e jo si ministër i Qeverisë së Kosovës. Ai tha se kjo ndalesë bie ndesh edhe me marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Para nisjes, ministri Makolli kishte deklaruar se synim i vizitës së tij është njohja nga afër me gjendjen aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Refuzimi i lejes së tij ndodh vetëm pak ditë pasi që Kosovën e vizitoi presidenti i Serbisë Boris Tadic, me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Vizita e tij nxiti reagime për shkak të deklaratave politike dhe protesta të lëvizjes Vetëvendosje e cila e ka cilësuar vizitën të papranueshme. Kjo lëvizje ka nxitur reagime të shumta edhe me paralajmërimet që të shtunën më 14 janar të fillojë bllokimin e vendkalimeve kufitare me Serbinë në funksion të siç thuhet, vendosjes së masave të ndërsjella politike, ekonomike e tregtare.
Planet e tilla janë kundërshtuar ashpër nga qeveria e Kosovës.
XS
SM
MD
LG