Lidhje

Peniani hedh poshtë raportin e ekspertëve për mbytjen e anijes së Jugut


Peniani hedh poshtë raportin e ekspertëve për mbytjen e anijes së Jugut
Peniani hedh poshtë raportin e ekspertëve për mbytjen e anijes së Jugut

Koreja e Veriut hodhi poshtë raportin e ekspertëve ndërkombëtarë ku akuzohet Peniani për mbytjen e një anijeje luftarake koreanojugore në muajin mars, incident në të cilin gjetën vdekjen 46 marinarë.

Komisioni koreanoverior për Mbrojtjen Kombëtare e cilësoi raportin si një fabrikim dhe farsë. Komisioni deklaroi se do t’i kundërpërgjigjet me “luftë të përgjithshme” çdo akti hakmarrës që mund të ndërmarrë Koreja e Jugut lidhur me incidentin e fundosjes së anijes Cheonan.

Sot, bashkë kryetari jugkorean i ekipit të ekspertëve tha se provat tregojnë fare qartë se një nëndetëse e Koresë së Veriut qëlloi me silur duke shkaktuar një shpërthim të madh të nënujshëm gjë që çoi në shkatërrimin e anijes Cheonan.
Zyra e Presidentit koreanojugor, Lee Myung-bak përmendi një deklaratë të tij ku ai thotë se Seuli do të ndërmarrë kundërmasa të vendosura ndaj Koresë së Veriut përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.

Koreja e Jugut, tha Presidenti Lee, kërkon që Peniani të pranojë “shkeljen” e bërë.

XS
SM
MD
LG