Lidhje

Vritet në Siri militanti Sanafi al-Nasr


Sanafi al-Nasr
Sanafi al-Nasr

Pentagoni njoftoi se në sulmet ajrore nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në Sirinë veriore, është vrarë një militant i lartë me lidhje me al-Qaidën.

Sipas Pentagonit, Sanafi al-Nasr, shtetas saudit, ishte anëtar i grupit Khorasan, si dhe xhihadist prej një kohe të gjatë, i cili merrej me donacionet e ndryshme për operacionet e al-Qaidës.

Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter tha përmes një deklarate se vdekja al-Nasrit është një goditje e madhe për planet e grupit Khorasan për planifikimin e sulmeve ndaj SHBA dhe aleatëve.

Pentagoni tha se al-Nasr ishte i pesti mes drejtuesve të rëndësishëm të grupit, të vrarë në katër muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG