Lidhje

Pentagoni mbron lirimin e ushtarit Bowe Bergdahl


Pentagoni po mbron vendimin e administratës së Presidentit Obama për të mos informuar Kongresin para arritjes së marrëveshjes për lirimin e rreshterit Bowe Bergdahl nga talebanët.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u tha gazetarëve dje se ishte një mundësi me një kohë "shumë të shkurtër" për të siguruar lirimin e rreshterit Bergdahl. Zoti Kirby tha se i gjithë ekipi i sigurisë kombëtare kishte rënë dakord se siguria operacionale ishte kritike për realizimin e lirimit "në mënyrë të sigurtë dhe efikase".

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner ka akuzuar administratën se i ka bërë amerikanët "më pak të sigurt" duke liruar pesë të burgosurit talebanë të rangut të lartë në shkëmbim të lirimit të rreshterit Bergdahl.

Ai tha se nuk ka asnjë dyshim se do të ketë humbje të jetës së amerikanëve për shkak të transferimit të të burgosurve talebanë.
XS
SM
MD
LG