Pentagoni akuzoi Kinën sot se përdor spiunazhin kibernetik për të përmirësuar ekonominë e saj dhe për të zgjeruar ushtrinë e saj.

Në një raport të përvitshëm drejtuar Kongresit, Departamenti i Mbrojtjes tha se “Elementët kinezë janë më aktivët në botë dhe më këmbëngulësit përsa i përket spiunazhit ekonomik”.
Në raport thuhet se spiunazhi kinez do të vazhdojë që të paraqesë një kërcënim në rritje për sigurinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Pentagoni tha se fokusi kryesor i Ushtrisë për Lirinë e Popullit mbetet përgatitja e veprimeve luftarake të mundshme në ngushticën e Tajvanit. Këtu përfshihet frenimi i Shteteve të Bashkuara nga ndërhyrja në konfliktin me Taivanin, të cilin Pekini e konsideron si një provincë të saj të papërgjegjshme.