Lidhje

Pentagoni njofton eleminimin e një komande të rendësishme amerikane

  • Zëri Amerikës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka njoftuar eleminimin e një komande të rendësishme amerikane dhe hapa të tjerë të hartuar për të kursyer para dhe për të ruajtur aftësitë e departamentit të tij për të mbrojtur vendin gjatë një kohe të kufizimeve ekonomike.

Sekretari Gates tha gjatë një konference shtypi të henën se brenda vitit të ardhëshëm, ai do të mbyllë Komandën e Forcave të Bashkuara, një nga 10 komandat kryesore të Departamentit të Mbrojtjes.

Organizata me 2,800 anëtarë me qendër në Virxhinia ka një buxhet vjetor prej 340 milion dollarësh.

Zoti Gates gjithashtu njoftoi një seri shkurtimesh që synojnë mes të tjerash edhe reduktimin e theksuar të numrit të oficerëve të lartë, civilëve dhe kontraktorëve në institucionin e tij.

Ai thotë se duhen bërë shkurtime të mjaftueshme për të ruajtur buxhetin e nevojshëm prej afro gjysëm trilioni dollarësh në vitet që vijnë. Sekretari Gates tha se luftërat aktuale në Irak dhe Afganistan nuk përbëjnë probleme buxheti për departamentin

XS
SM
MD
LG