Lidhje

Pentagoni pranon një pjesë të përgjegjësive lidhur me incidentin në kufirin pakistanez


Pentagoni pranon një pjesë të përgjegjësive lidhur me incidentin në kufirin pakistanez
Pentagoni pranon një pjesë të përgjegjësive lidhur me incidentin në kufirin pakistanez

Zyrtarët amerikan të mbrojtjes fajësojnë kordinimin e pamjaftueshëm nga forcat pakistaneze dhe ato amerikane për sulmin e muajit të kaluar nga forcat e koalicionit që la të vrarë 24 ushtarë pakistanez përbri kufirit me Afganistanin.

Zëdhënësi i Pentagonit George Little njoftoi gjetjet e ushtrisë amerikane lidhur me incidentin.

“Hetimet gjetën se forcat amerikane, në bazë të informacionit që kishi në atë kohë, vepruan në vetmbrojtje dhe me forcën e duhur pasi ndaj tyre u hap zjarr.”

Ai tha se oficerët amerikan ndanë me pakistanezët harta me informacione të gabuara , që çuan tek keqkuptimi mbi vendndodhjen e posteve ushtarake pakistaneze në kufi.

“Kjo sëbashku me boshlleqe të tjera në informacione rreth aktiviteteve dhe vendndodhjes së njesiteve të të dy palëve, kontribuan në rezultatin tragjik.”

Pavarësisht shprehjes së ngushëllimeve nga Shtetetet e Bashkuara, ndjenjat anti-amerikane në Pakistan mbeten të larta. Ushtria e fuqishme e vendit refuzoi të merrte pjesë në hetime dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë sulmuar me qëllim postet kufitare.

Islamabadi po ashtu mbylli përfundimisht dy rrugë tokësore që përdor NATO për të dërguar furnizime joushtarake në Afganistan. Incidenti i nëntorit vjen pas disa krizave dypalëshe, përfshi arrestimin në Pakistan të një kontraktori të CIA-s dhe sulmin e fshehtë amerikan që la të vrarë udhëheqësin e al-Qaidës Osama bin Laden në afërsi të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Zyrtarët amerikan të mbrojtjes po i kërkojnë ushtrisë pakistaneze që të ndihmojnë të kapërcejnë atë që e quajnë mungesë themelore besimi mes dy aleatëve ndërkohë që tejkalojnë incidentin në kufi.

XS
SM
MD
LG