Lidhje

Pentagoni: Trupat ruse në kufi me Ukrainën nuk po kryejnë manovra


120531-D-TT977-190

120531-D-TT977-190

Pentagoni thotë se nuk ka të dhëna që trupat ruse të grumbulluara në afërsi të kufirit me Ukrainën, po kryejnë monovra rutinë ushtarake dhe se grumbullimi i tyre nuk ndihmon aspak për uljen e tensioneve në rajon.

Zëdhënësi i Petangonit, admirali John Kirby, tha të enjten se mijëra trupa ruse, janë dislokuar përgjatë kufirit me Ukraianën. Synimi i tyre, tha zëdhënësi, është i paqartë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i tha javën e kaluar Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel, gjatë një bisede telefonike, se trupat po kryenin “manovrat e pranverës” dhe ai e siguroi homologun e tij amerikan, se ato nuk do të kalonin kufirin.

Admirali Kelby tha se prania e tyre në kufi me Ukrainën i shkallëzon më tej tensionet dhe rrit paqëndrueshmërinë.
XS
SM
MD
LG