Lidhje

Aktorja Sandra Bullock ishte fituesja më e madhe e People’s Choice Awards, ose Çmimeve të Publikut, me katër të tilla duke e konsoliduar pozitën e saj si një nga artistet e preferuara të publikut.
49 vjeçarja Bullock u nderua në kategoritë e aktores së filmave, aktore dramatike dhe aktore komedish për rolet e saj në filmat “Gravity” dhe “The Heat”. Ajo fitoi edhe si pjesë e dyshes së preferuar në filma së bashku me George Clooney-n për filmin “Gravity”. Filmi vetë fitoi në kategorinë e dramës më të pëlqyer.
Ndërkohë Justin Timberlake mbizotëroi kategoritë e muzikës me tre çmime, përfshirë atë për albumin e preferuar, për artistin e preferuar mashkull dhe artistit e preferuar të muzikës R&B, por jo në kategorinë e artistit të preferuar pop, ku fitoi Britney Spears, hera e parë që ajo merr një çmim të tillë në këtë garë.
Aktori Robert Downey Jr fitoi në kategorinë e aktorëve të filmave action për rolin në filmin “Iron Man 3”, ndërsa Adam Sandler si aktori i preferuar në një komedi për rolin në “Grown Ups 2”.
Fituesit e People’s Choice Awards zgjidhen nga admiruesit që mund të votojnë përmes internetit në 58 kategori.
XS
SM
MD
LG