Lidhje

Përdorimi i drogave në sport


Është një nga temat më tabu në sport. Substancat e ndaluara që stimulojnë sportistët, u japin atyre një avantazh në garë, por shpesh çojnë në përjashtime nga konkurime të rëndësishme. Gazetari i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, intervistoi një ish-përdorues dopingu në Pitsburg të Pensilvanisë për të dëgjuar përvojën e tij.

Programi i futbollit amerikan në shkollat e mesme ka qenë gjithnjë i pastër, në kohën kur Adam Gusky luante atje 20 vjet më parë. Atij nuk iu desh të shqetësohej për performancën e tij deri në momentin kur u bë lojtar gjysëm-profesionist pak vite më vonë.

“Mendohesha se çfarë mund të bëja për t’u bërë një lojtar më i mirë në fushë, por pa ndryshuar nga çfarë unë jam jashtë fushës.”

Kirurgu ortoped Evan Argintar thotë se subastancat e ndaluara kanë një avantazh.

“Substancat u japin atletëve avantazh në forcë dhe qëndrueshmëri, duke i ndihmuar kështu në fazën përgatitore, por edhe në zbatimin e vetive që sportet kërkojnë.”

Ndoshta tani ju vijnë në mendje gjilpëra dhe steroidë, por zoti Gusky përdori hapje që bliheshin në farmaci pa recetë mjeku. Substancat që ai përdori, megjithëse janë të ligjshme, nuk lejohen në konkurime ndërkombëtare, si Lojrat Olimpike apo futbolli profesionist.

“Isha gati të bëja çdo gjë që do të më bënte lojtarin më të mirë të mundshëm të futbollit.”

Por, ai thotë se pati kufizimet e veta. Ai nuk shkeli ligjet dhe megjithëse substancat nuk ndaloheshin në kampionatin e tij, ai thotë se u ndje i tjetërsuar në ditën e lojës.

“Ajo çfarë merrja më jepte testosteron të shtuar për një kohë të shkurtër, pastaj më bënte më agresiv, ose më bënte të godisja më fort, apo të isha më i fortë për një periudhë të caktuar.”

Por, zoti Gusky thotë se nga agresiviteti i shtuar, kalonte në ndryshime të papritura të sjelljes dhe kjo çoi në dhënien fund të karrierës së tij pas një dëmtimi nga një përplasje gjatë lojës. Ai thotë se hoqi dorë nga substancat, në ditën që ndaloi së luajturi futboll amerikan.

“Nuk dua t’i marr jetën vetes. Kam familje, kam grua dhe prindër.”

Është diçka që ai nuk e dëshiron për veten, por as për këta djem që luajnë sot futboll amerikan.

XS
SM
MD
LG