Lidhje

Perëndimi merr në shqyrtim marrëdhëniet me Bjellorusinë

  • Zëri Amerikës

Perëndimi merr në shqyrtim marrëdhëniet me Bjellorusinë

Perëndimi merr në shqyrtim marrëdhëniet me Bjellorusinë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se po marrin në shqyrtim marrëdhëniet e tyre me Bjellorusinë pas shtypjes javën e kaluar të opozitës, e cila protestonte kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksander Lukashenko.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Katherin Ashton, kërkuan sot lirimin e menjëhershëm të 7 kandidatëve që kundërshtuan zotin Lukashenko si dhe të mbi 600 demostruesve opozitarë të cilët janë ndaluar.

Vëzhguesit ndërkombëtar e kanë quajtur të manipuluar rizgjedhjen e tij për mandatin e katërt. Zoti Lukashenko ka akuzuar protestuesit për “barbarizma dhe banditizëm” dhe ka thënë se ish republika sovjetike nuk ka nevojë për “një demokraci më mendjelehtë”, siç është shprehur ai. Ministria e jashtme bjelloruse hodhi poshtë ankesat e Perëndimit mbi zgjedhjet dhe shtypjen e demostratave, duke thënë se u “mungonin elementë të arsyeshëm”.

Në dekleratën e tyre të përbashkët, Sekretarja Clinton dhe zonja Ashton protestuan ndaj asaj që e cilësojë “përdorim disporporcional të forcës” kundër atyre që protesonin rizgjedhjen e tij. Ato thonë se zgjedhjet dhe periudha pas tyre tregojnë “një hap prapa për të ardhur keq” në zhvillimet demokratike të Bjellorusisë.

XS
SM
MD
LG