Lidhje

Përfitimet e dy-gjuhësisë tek fëmijët


Përfitimet e dy-gjuhësisë tek fëmijët
Përfitimet e dy-gjuhësisë tek fëmijët

Shumica e amerikanëve nuk mësojnë një gjuhë të dytë, apo të tretë nga lindja, megjithëse kjo është diçka e zakonshme në vende të tjera. Studime të reja tregojnë që disa njerëz të cilët flasin më tepër se një gjuhë, janë më të aftë se sa ata që flasin vetëm një gjuhë përsa i përket disa aftësive mendore.

Studimet tregojnë se foshnjet janë ambjentuar me gjuhën e tyre që para se të lindin. Profesorja Kethi Hirsh-Pasek drejton programin e gjuhës së foshnjeve në Univesritetin Temple të Filadelfias.

Ne mendojmë se proceset e para të zhvillimit të gjuhës fillojnë që kur fëmija është në mitrën e nënës, sepse ajo dëgjon gjuhën që flet e ëma.

Korrespondenti Ravi Khana mësoi të flasë 5 gjuhë në vendlindjen e tij, që është India.

Isha tre vjeç kur jetonim në Kalkuta dhe unë mësova të flas gjuhën bengaleze, sepse fqinjët i kishim nga Bengali.

Më pare, disa ekspertë mendonin se t’u mësosh fëmijëve më tepër se një gjuhë, i ngatërron ata.

Ish-gruaja ime mendonte se fëmijët ngatërroheshin po të mësonin disa gjuhë, prandaj nuk më la t’i mësoja gjuhën hindi fëmijëve të mi. Ziheshim për këtë. Ajo thonte: Do ngatërrohen, unë thoja: Jo. … Dhe ata mësuan të flasin hindi.

Koha e ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit mendojnë për mësimin e gjuhëve nga fëmijët. Në Takimin për Gjuhët në qytetin e Nju Jorkut, u pa praktikisht se foshnjet mësojnë gjuhë të huaja para se të ecin. Në vitin 2007, profesorja e Universitetit Kolumbia Ann Senghas, foli për teorinë që pranohet sot për këtë çështje.

Ne jemi të lindur me aftësinë për të mësuar shumë gjuhë. Është diçka e natyrshme për njerëzit dhe komunitetet njerëzore.

Diçka që Ravi Khana e ka ditur me kohë.

Unë po i mësoj fjalë në hindi mbesës sime, sepse nusja këmbëngul se ajo duhet të njihet edhe me gjuhë të tjera.

Studimet tregojnë se njerëzit që mësojnë dy gjuhë në vitet e para të jetës tregojnë preferencë për të dyja ato. Gina Lai punon në shërbimin kinez të Zërit të Amerikës.

Prindërit e mi flisnin gjuhën mandarine. Ata më flisnin njëkohësisht edhe në gjuhën tajvaneze.

Profesoresha Xhanet Uerker e Universitetit British Columbia studion aftësinë e foshnjeve për të folur dy gjuhë.

Foshnjet që rriten me dy gjuhë mësojnë jo vetëm vetitë specifike të gjuhëve, por ato u kushtojnë vëmendje edhe gjesteve…

Kështu, foshnjet, jo vetëm që dëgjojnë, por ato shikojnë edhe lëvizjen e buzëve të nënës kur flet. Ato janë në gjendje të dallojnë gjuhët që u flet nëna. Si fëmijë, Lai nuk kishte problem të kalonte nga gjuha mandarine, tek ajo tajvaneze.

Aktualisht, ato janë dy gjuhë të ndryshme por unë nuk i ngatërroja…

Njerëzit që flasin rrjedhshëm më tepër se një gjuhë mund të kalojnë me lehtësi nga njëra gjuhë tek tjetra. Sandra LeMaire, redaktore e internetit në Zërin e Amerikës, flet 4 gjuhë rrjedhshëm dhe thotë se nuk ka vështirësi të kalojë nga njera tek tjetra.

Unë do ta përshkruaja kalimin nga një gjuhë tek tjetra sikur të ndryshosh marshet e një makine nga i pari në të dytin.

Studimet në Universitetin e Pensilvanisë tregojnë se njerëzit që flasin më tepër se një gjuhë kanë më tepër aftësi të kryejnë shumë punë njëherësh se sa ata që flasin vetëm një gjuhë. Studimet në Universitetin e Jorkut në Toronto tregojnë se njerëzit që flasin dy gjuhë po ashtu kanë më tepër aftësi të përzgjedhin informacionet më të rëndësishme nga ato më pak të rëndësishme. Shkurtimisht, ka shumë fakte që provojnë se të mësosh më tepër se një gjuhë është diçka e mirë.



XS
SM
MD
LG