Lidhje

Suedezja Loreen fiton Festivalin Evropian të Këngës për vitin 2012


Shqipëria, që u prezantua me artisten Rona Nishliu, u rendit në vend të pestë me 146 pikë

Këngëtarja suedeze Loreen ka fituar Festivalin Evropian të Këngës për vitin 2012 që përfundoi dje në Baku të Azerbajxhanit. Artistja 28-vjeçare e muzikës pop fitoi me këngën e saj “Euphoria”, pasuar nga Rusia në vend të dytë dhe më pas Serbia dhe Azerbajxhani.

Shqipëria u rendit në vend të pestë me 146 pikë. Shqipëria u prezantua sivjet në këtë festival me artisten Rona Nishliu, në interpretimin e këngës “Suus”.

Rona dalloi për interpretimin emocional të një kënge tepër të vështirë që kërkonte një diapazon të gjerë. Interpretimi i saj profesional tërhoqi duartrokitje të ngrohta nga spektatorët.

Vitin e ardhshëm, siç është tradita e festivalit, konkursi i këngës evropiane do të zhvillohet në vendin e fitueses së sivjetshme, Suedi.
XS
SM
MD
LG