Lidhje

33 minatorët kilianë më në fund pranë të dashurve të tyre

  • Zëri Amerikës

33 minatorët kilianë më në fund pranë të dashurve të tyre

33 minatorët kilianë më në fund pranë të dashurve të tyre

Një zyrtar kilian tha se ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore nga grupi i 33 minatorëve të nxjerrë dje nga një galeri e fundosur e një miniere bakri dhe ari, do të fillojnë të dalin sot nga spitali. Ministri i Shëndetësisë Jaime Manalich tha se minatorët po mbahen në mbikqyrje në spital. Zyrtari tha se një minator po trajtohet për pneumoni, ndërsa shumica janë në gjendje të mirë.

Mbulimi nga shtypi botëror i operacionit dramatik dhe kompleks të shpëtimit të tyre, i ka vënë ata në qendër të vëmendjes botërore. Ka njoftime se ata kanë marrë oferta për pune, dhe se po shqyrtojnë propozime për libra e filma, ndërkohë që ekipe ndërkombëtare futbolli apo drejtori i kompanisë Apple, Steve Jobs u ka dërguar atyre dhurata.

Presidenti i kilit Sebastian Pinera i cili qëndroi pranë galerisë gjatë gjithë procesit të shpëtimit dhe i përshëndeti të gjithë ata individualisht, i ftoi minatorët në pallatin presidencial në Santiago. Qeveria kiliane thotë se operacioni i shpëtimit kushtoi 20 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG