Lidhje

Përfundon sot faza e dytë me Paraguain që ndeshet me Japoninë dhe Spanja me Portugalinë


Faza eliminatore e Kampionatit Botëror përfundon sot kur Paraguai të ndeshet me Japoninë në Pretoria dhe Spanja të përballet me Portugalinë në Cape Town. Keto dy ndeshje përcaktojnë dy ekipet e fundit që do të kalojnë në çerekfinale.

Ndeshja e sotme mes Japonisë dhe Paraguait do të hyjë në histori pasi ekipi fitues do të kualifikohet për në çerekfinale për herë të parë. Trajneri i Japonisë Takeshi Okada thotë se ekipi i tij është tejet i motivuar si skuadra e fundit aziatike ende në kampionat.

Paraguai po shpreson të vazhdojë suksesin pasi ka kryesuar renditjen e grupit F. Por Jaoponia, e cila zuri vendin e dytë në grupin E, po bën paraqitjen e parë në fazën eliminatore në vend të huaj.

Në Cape Town, numri dy i botës Spanja, e cila kryesoi grupin H, ndeshet me Portugalinë që zuri vendin e dytë në grupin G. Ndeshja e sotme do të jetë disi e veçantë me dy ekipet që synojnë titullin e parë botërorë të futbollit.

Ndeshja e parë hapëse e kampiones së Evropës, Spanjës ishte një zhgenjim 1-0 për Zvicrën, para se të mundëte Hondurasin dhe Kilin. Portugalia u ndesh në lojëra pa gola me Bregun e Fildishtë dhe Brazilin dhe mundi Korenë e Veriut 7-0.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG