Lidhje

Përfundon me marrëveshje takimi i G-20 në Paris

  • Zëri Amerikës

Përfundon me marrëveshje takimi i G-20 në Paris

Përfundon me marrëveshje takimi i G-20 në Paris

Ekonomitë kryesore të botës janë pajtuar rreth mënyrave për të matur mosbalancat e rrezikshme të ekonomisë botërore, por i janë nënshtruar kërkesës së Kinës që të mos preken rezervat e saj në valuta të huaja.

Krerët e financave të 20 ekonomive më të fuqishme të botës, si dhe atyre të mëdha dhe në zhvillim, e hartuan marrëveshjen sot në Paris, pas bisedimeve që zgjatën gjithë natën. Ata po shpresojnë të parandalojnë një tjetër krizë ekonomike në botë si ajo që u shoqërua me falimentime financiare në vitin 2008.

Negociatat në takimin e lartë të G20-ës u vështirësun nga Kina, tani ekonomia e dytë e botës, pas Shteteve të Bashkuara. Kinezët nuk pranuan që rezervat në valuta të huaja të Kinës në vlerë prej 2,5 trilion dollarësh të përfshiheshin si një nga mjetet matëse për gjendjen e ekonomisë botërore.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore e kanë akuzuar Kinën se po e mban monedhën e vet, juanin, me vlerë të ulët për të nxitur eksportet, duke çuar në teprica të mëdha në bilancin tregtar kinez.

Krerët e financave ranë dakord të shqyrtojnë faktorë, si borxhi qeveritar dhe nivelet e deficit buxhetor, kursimet dhe borxhet private, bilancet tregtare dhe investimet e përgjithshme ekonomike si mënyra për të vlerësuar gjendjen e ekonomisë botërore.

XS
SM
MD
LG