Lidhje

Përgatitje për protesta në prag të takimit të nivelit të lartë të Natos

  • Kane Farabaugh

Qyteti i Çikagos mirëpret takimin e NATO-s më 20 dhe 21maj. Ndërsa drejtuesit e aleancës janë duke u përgatitur për diskutime për bashkëpunimin në të ardhmen, protestuesit po përgatiten për të demonstruar. Si njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, organizatorët duan që protestat të jenë paqësore.

Jacob Cayia, nga Çikago e mirëpret takimin e nivelit të lartë të NATO-s, por jo për arsye se kjo ndihmon bizneset lokale apo qytetin e tij.

Me shumë nga udhëheqësit botëror në qytet, dhe mediat që i ndjekin, ai dëshiron të shpreh zhgënjimin e tij publikisht.

"Mendoj se shumë njerëz janë të mërzitur me mënyrën sesi drejtohet sot bota si dhe me rrjetet ndërkombëtare globale.”

Ndërsa protestat po organizohen për të përkuar me takimin e nivelit të lartë të NATO-s, Jacob Cayia dhe Gabe Gaster duan të përcjellin qartë këto shqetësime, diçka që Gabe thotë se mungon shpesh në demonstrata të tjera.

"Rezultati janë populli që ngre zërin e tij dhe ky zë duhet të dëgjohet, por nuk është vërtetë e qartë se çfarë po thonë."

Jacob dhe Gabe kanë në plan t'u bashkohen mijëra njerëzve në ditën e hapjes së takimit për të protestuar, ndër të tjera, për pabarazinë ekonomike globale dhe misionin ushtarake të NATO-s në Afganistan.

Organizatorja Nancy Rosenstock shpreson për një pjesëmarrje të madhe.

"Ne nuk e dimë se sa e madhe do të jetë protesta, por po përpiqemi të përhapim lajmin sa më gjerë. Ka autobuza që do të vijnë nga qytetet e pjesës qëndrore të Amerikës, njerëz që vijnë nga bregun lindor, dhe ne po përpiqemi t’i edukojmë pjesëmarrësit për rolin e NATO-s dhe atë që bëjnë në gjithë botën."

Profesor Erik Gellman:

"Unë mendoj se gjendja e përgjithshme është një entuziazëm i përzier me frikë."

Profesor Erik Gellman në Universitetin Roosevelt shikon Parkun Grant, ku do të fillojë marshimi para se të drejtohet në një zonë pranë qendrës McCormick, ku do të mblidhen udhëheqësit e NATO-s.

"Shumë nga studentët e mi kanë frikë se do të arrestohen, kanë frikë se do të gjobiten me shuma të mëdha parash," thotë ai.

Profesori Gellman thotë se frika vjen nga shtypja e protestave të fundit në qytet. Departamenti i policisë së Çikagos vuri në fuqi ndalim-qarkullimin për zonat publike duke penguar njerëzit të ngrinin kampe.

Por qyteti ka lejuar protestuesit të marshojnë më 20 maj. Thyerja e ligjit apo shkaktimi i dhunës nuk është në planin e punës së Jacob Cayias.

"Arrestimi im nuk do të sjellë asnjë përfitim, përkundrazi do të ishte një pengesë për aktivitetin që dua të kryej. Unë do të jem atje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të përcjellë mesazhin."

Ky është mesazhi që Nancy Rosenstock dëshiron të dërgojë për të tjerët që kanë planifikuar për të ardhur në Çikago për takimin e nivelit të lartë të NATO-s:

"Kemi planifikuar të organizojmë një demonstratë paqësore, ligjore, dhe miqësore.

Këto demonstrata do të zhvillohen nën syrin vigjilent të forcave të përforcuara të Departamentit të Policisë së qytetit, të cilave do t’u bashkohen agjencitë e tjera shtetërore dhe federale.

XS
SM
MD
LG