Lidhje

Përgatitjet për Lojërat Olimpike në Londër

  • Zëri Amerikës

Përgatitjet për Lojërat Olimpike në Londër

Përgatitjet për Lojërat Olimpike në Londër

Ka mbetur vetëm një vit para se stadiumi olimpik i Londrës të jetë gati për fillimin e Lojërave Olimpike. Stadiumi, i cili pritet të kushtojë miliarda dollarësh është duke tërhequr turmat e turistëve të etur për të parë arkitekturën më moderne të stadimueve sportive. Por, po aq tërheqëse për turistët është këto kohë edhe e kaluara e errët e kryeqytetit britanik, disa prej të cilëve pëlqejnë turet nëpër katakombet dhe sistemin 150 vjeçar të ujërave të vjetra të qytetit:

Ndërkohë që ndërtimi i Stadiumit Olimpik të Londrës është pranë përfundimit, dhjetëra mijëra njerëz çdo muaj e vizitojnë atë.

Shumica e vizitorëve vijnë me trena ose mjete tjera transporti, por ky vend tani është kaq popullor, sa që ju mund paguani për ta parë atë me avion.

Struktura që është duke u ndërtuar në lindje të Londrës është duke u rritur në hijen e strukturave të tjera të njohura si kulla Gherkin në qytetin e Londrës.

Pranë stadiumit është ndërtuar një rrugë e nivelit të lartë për çiklizëm dhe ecje me gjatësi prej katër kilometrash, pa u penguar nga trafiku. Kjo rrugë është një nga pjesët më të preferuara dhe më të frekuentuara për turistët dhe vendasit.

Është e ndërtuar së bashku me këtë tub i cili nuk duket i veçantë, por është për t’u admiruar.

Kjo është një arritje e rëndësishme për inxhinierinë që shpëtoi Londrën e periudhës viktoriane nga vdekja, sëmundjet dhe fatkeqësitë mjedisore.

Edhe lulet e egra kanë filluar të rriten përsëri përgjatë rrugës ku nuk mund ta shmangësh erën e squfurit, ose ta heqësh mendjen nga struktura e vjetër e stilit viktorian që gjendet aty pranë.

Ndërtesa quhet Abbey Mills dhe është ngritur në themelet e një kishe.

Ky është në fakt një stacion pompimi dhe për më shumë se 150 vjet ka përpunuar ujërat e zeza të Londrës duke e bërë qytetin më të sigurt.

Rreth një milion ton ujërave që vijnë nga dyqanet, restorantet, shtëpitë dhe shirat e stuhive mblidhen nëpër kanalizime dhe përfundon këtu.

Kjo u pagëzua nga londinezët që jetonin në kohën e Mbretëreshës Viktoria në shekullin e 19, si katedralja e ujërave të zeza. Sistemi ishte një arritje e madhe e monarkise dhe një sukses i madh në fushën e inxhinierisë nga Sir Joseph Bazalgette.

Ai ka projektuar dhe menaxhuar qindra kilometra të tuneleve që ende janë thellë nën rrugët e kryeqytetit britanik.

Tani sistemi funksionon me ndihmën e pompave elektrike. Për shkaqe sigurie dyert e objektit hapen rrallë për vizitorët. Arsyeja e ndërtimit të tij fillon këtu në zemër të Londrës. Lumi Thames ndan qytetin në gjysmë. Në bregun verior të lumit është një ndërtesë më e famshme, Selia e Parlamentit.
Në vitin 1858 në lum rridhnin ujërat e zeza në sajë të popullaritetit në rritje të shpikjes klasike viktoriane të tualetit me ujë.
Mungesa e higjienës kishte krijuar tashmë një problem serioz, që sillte shpërthimin e epidemisë së kolerës.
Michael Faraday, shpikësi i motorit elektrik në bashkëpunim me të tjerë, punuan për t’i gjetur një zgjidhje gjendjes.

Ai deklaroi “gjithë lumi ishte i pistë dhe ka marrë ngjyrën kafe” dhe një karikaturë nga periudha tregon neverinë e tij.

Por nuk u mor asnjë veprim deri sa moti i nxehtë bëri që duhma e padurueshme të bëhej i bezdisshëm edhe për anëtarët e parlamentit.

Eksperti e tuneleve Rob Smith ka punuar me kompaninë Thames Water për 25 vjet.

“Padyshim që era e keqe i detyroi anëtarët e paralamentit të largohen nga selia dhe atyre nuk u pelqeu kjo. Pra, ata në thelb i thanë zotit Bazalgette të hartojë një sistem që do ta zgjidhte problemin brenda qytetit të Londrës”.

Këta inxhinierë tani po bëjnë zgjerimin e rrjetit të kanalizimit. Ai është ndërtuar për një popullsi prej rreth katër milionë banorësh. Popullsia tani është dyfishuar dhe ekipe si ky janë duke punuar për një tjetër projekt prej miliarda dollarësh në tunelin tideway për të rritur kapacitetin e sistemit.

Kanalizimet e mbingarkuara nga uji i shiut mund të përbëjnë shqetësim, pasi mund të rezultojnë në shkarkimin e ujërave të zeza përsëri në lum.

Ky tunel është në qendër të Londrës, në afërsi të Parlamentit. Vështirësitë e gërmimit thellë nën tokë e kanë rritur admirimin e inxhinierëve modernë për inxhinierin Bazalgette dhe mjeshtrit e tij të zgjedhur.

“Bazalgette arriti të studiojë dhe pastaj të ndërtojë një sistem i cili vjen nga perëndimi në lindje të Londrës 150 vjet më parë. Ne kemi hasur në vështirësi gjatë ndërtimit të tuneleve të ngjashme sot megjithëse kemi pajisje moderne dhe satelitë. Ndërtimi i tuneleve për ne ka qenë detyrë e vështirë. Me çfarë vështirësish mund të jetë përballur ai?”.

Për inxhinierët moderne arritja e tij më e madhe ishte krijimi i një sistemi që i ka shërbyer më së miri shumë brezave. Pikërisht falë gjenialitetit të tij, këta turistë që vizitojnë sot Londrën nuk e dinë se çfarë fsheh në brendësitë e tij ky qytet.

XS
SM
MD
LG