Lidhje

Shtohet lista e të akuzuarve për përgjimet në Britani


Prokurorët në Britani thonë se do të ngrihen akuza ndaj një ish-ndihmës i kryeministrit David Cameron dhe ish kryeredaktores së gazetës News of the World, lidhur me skandalin e përgjimit të mesazheve telefonike që detyroi mbylljen e gazetës.

Prokurorët thanë sot se do të ngrihen akuza ndaj ish-zëdhënësit të zotit Cameron Andy Coulson dhe kryeredaktores Rebekah Brooks, si dhe ndaj 6 personave të tjerë. Autoritetet thonë se 8 të dyshuarit kanë patur rol në përgjimet e telefonave të më tepër se 600 personave, përfshirë një vajzë të vrarë, politikanë dhe persona të famshëm.

Pasi këto akzua u bënë puublike, manjati i mediave Rupet Murdoch e mbylli gazetën. Në vitin 2007, një gazetar i News of the World dhe një hetues privat i punësuar nga gazeta u burgosën për interceptimin e mesazheve telefonike të zyrtarëve të monarkisë britanike.
XS
SM
MD
LG