Lidhje

SHBA: Informata nga përgjimet sekrete, dëshmi në gjyq


Për herë të parë Shtetet e Bashkuara kanë në plan të përdorin informata të mbledhura nga përgjime pa leje gjykate, si prova kundër një të dyshuari si terrorist.

I dyshuari, Jamshid Muhtorov, është në një burg në Kolorado. FBI-ja e arrestoi të dyshuarin nën akuzat se i ka ofruar ndihmë materiale grupit terrorist Bashkimi Islamik Xhihadist në Uzbekistan.

Agjentët federalë kanë përgjuar komunikimet mes të dyshuarit Muhtorov dhe administratorit të një faqeje elektronike që ka lidhje me grupin.

Në një dokument të paraqitur në gjykatë, Departamenti i Drejtësisë informoi avokatët e zotit Muhtorov se ka në plan t’i përdorë komunikimet e përgjuara si dëshmi.

Kjo është hera e parë që nga amendamentet e vitit 2008 në Ligjin për Grumbullimin e Informatave të Huaja, që qeveria pohon përdorimin e këtyre provave për të ndjekur penalisht një të dyshuar në një çështje penale.

Ligji lejon agjentët amerikanë të përgjojnë komunikimet mes shtetasve të huaj dhe amerikanëve pa marrë leje nga gjykata.

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim ankesa ndaj ligjit, duke thënë se personat e përgjuar nuk mund të vërtetojnë se ishin vënë qëllimisht në shenjestër.
XS
SM
MD
LG