Lidhje

Përgjimi dhe liritë e njeriut

  • Peter Fedynsky

Mbikqyrja e komunitetit mysliman në Nju Jork nuk ka sjellë asnjë të dhënë për hetime të mëtejshme

Një zyrtar veteran i Departamentit të Policisë së New Yorkut thotë se vëzhgimi i vazhdueshëm i komunitetit musliman të qytetit nuk ka çuar në asnjë të dhënë të vetme për nisjen e një hetimi apo çështjeje kriminale. Disa myslimanë që kanë qenë shënjestra e vëzhgimeve dhe mbikqyrjes, thonë se raporti provon se ata kanë patur të drejtë.

Mbikqyrja e komunitetit mysliman nga një njësi sekrete e departamentit të policisë së Nju Jorkut për të paktën 6 vitet e fundit, nuk ka sjellë asnjë të dhënë të vetme, ose të ketë ndihmuar në nisjen e ndonjë hetimi terrorist. Kjo deklaratë, pjesë e një padie të vjetër gjyqësore për të drejtat civile, doli gjatë raportimit të kohëve të fundit drejtuesi të njësisë të shërbimeve sekrete të departamentit policor të New Yorkut, Thomas Galati.
Grupet myslymane kanë kërkuar për një kohë të gjatë dorëheqjen e shefit të policisë së New Yorkut, Ray Kelly për shkak të vëzhgimit. Por ai gëzon mbështetjen e kryetarit të bashkisë së qytetit Michael Bloomberg dhe e mbron vëzhgimin e komunitetit si një domodsoshmëri për mbrojtjen ndaj terorrizmit.

"Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për liritë civile dhe ne e dimë se do të ketë gjithmonë tensione mes departamentit të policisë dhe të ashtuquajturave grupet e lirive civile.”

Imigranti palestinez Mousa Ahmad thotë se atij iu desh të mbyllte një kafene që kishte në pronësi sepse vëzhgimi i policisë i trembi klientët. Ai ka ende një floktore për burrat.

“Ka patur raste kur 5 policë prisnin jashtë, 10 të tjerë hynin brenda. Pyesja njërin prej tyre “ Ç’po ndodh?” Më thoshte “Kontroll rutinë”. “Kontroll për çfarë? Kjo është berberane”. Por ai kontrollonte çdo çantë, çdo sirtar”.

Cyrus McGoldrick përfaqëson New Yorkun në Këshillin për marrëdhëniet amerikano islamike. Ai thotë se raportimi i zotit Galati konfirmon vërejtjet e bëra nga myslimantët, që kanë qenë objekt i vëzhgimit, rreth rrezikut që ekziston nga shkëmbimi i lirisë me sigurinë.

“Kjo nuk është për të na mbajtur të sigurt, kjo fatkeqësisht është për të vendosur kontrollin, që policia të grumbullojë të dhëna që i duhen për interesin e saj, pra nuk është për qëllime praktike, por është një shpërdorim i dollarëve të taksapaguesve”.

Departamenti i policisë në New York nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për një koment rreth raportimit të ndihmës shefit Galati.

Cyrus McGoldrick thotë se zbatimi i ligjit duhet të shihet në krimet që kanë të bëjnë me natyrën njerëzore dhe jo tek profilet etnike apo fetare të qytetarëve amerikanë që ndodh që të jenë myslimanë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG