Lidhje

Perino: Arma më e mirë që kemi ne në Amerikë është idealizmi

  • Zëri Amerikës

Perino: Arma më e mirë që kemi ne në Amerikë është idealizmi

Perino: Arma më e mirë që kemi ne në Amerikë është idealizmi

Dana Perino, ish zëdhënëse e Presidentit George W. Bush i tha Zërit të Amerikës se puna si sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, për të ka qenë plot tensione. Ajo e tregon jetën e saj në një intervistë për korrespondenten e Zërit të Amerikës Yulia Savçjenko. Zonja Perino është sot komentatore politike për kanalin Fox News dhe anëtare e Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet amerikane Jashtë vendit, ku bën pjesë edhe Zëri i Amerikës.

Kurrë nuk e kisha menduar se do të punoja ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, thotë Dana Perino, gruaja e parë që ka qenë zëdhënëse e një presidenti republikan. Më parë ajo kishte punuar në media, si zëdhënëse e një anëtari të Kongresit.

Nuk shkova në Shtëpinë e Bardhë për t’u bërë sekretare e shtypit. Shkova atje për Presidentin Bush, sepse ai ishte një udhëheqës tek i cili kisha besim. Ai më frymëzoi të bëhesha njeri më i mirë dhe më ndihmoi të përmbushja ëndrrën për të punuar në shërbimin publik. Në fillim isha zëvendëse e sekretarit të shtypit dhe isha shumë e lumtur me këtë pozicion. Ndjehesha mirë në prapaskenë. Tony Snow ishte zëdhënësi kryesor i Presidentit Bush. Por ai u sëmur me kancer dhe vendosi të largohej. Pikërisht në atë kohë edhe unë po mendoja të largohesha nga Shtëpia e Bardhë për shkak të trysnisë mbi jetën time me orarin e zgjatur të kësaj pune. Mirëpo atë ditë që po mendoja të ikja, mu kërkua të bëhesha zëdhënëse. Unë thashë “po”. Nuk e bëra se doja të ishte sekretare e shtypit, e bëra sepse kjo mu kërkua nga Presidenti.

Zonja Perino thotë se çdo zyrtar që shërben në nivele të tilla paguhet mjaft mirë, por çështja nuk është te paraja.

Çështja është tek trysnia e punës. Çdo ditë ngrihesha në 4 të mëngjesit dhe shkoja të flija më 9 e 30 të mbrëmjes. Zakonisht më dilte gjumi në orën 1 të natës dhe mendoja me panik: “Oh sa punë që kam për të bërë! Këtë nuk duhet ta kisha thënë! Po sikur të kisha harruar këtë? Harrova t’i them presidentit këtë”. Pra, është një preokupim i vazhdueshëm. Veç kësaj, meqenëse unë isha sekretare shtypi pas 11 shtatorit, çdo telefonatë që merrja më dukej sikur do të më thoshin se vendi do të sulmohet përsëri. Me kalimin e kohës e kuptova se arma më e mirë që kemi ne në Amerikë është idealizmi ynë, idealet e vendit tonë, pra liria që ne të gjithë e quajmë diçka të natyrshme.

Zonja Perino, thotë megjithatë se vështirësitë e kësaj pune as që krahasohen me vështirësitë me të cilat ndeshen gratë kudo në botë.

Nëse je grua nuk ka vend më të mirë se në Amerikë për ta filluar jetën. I ke të gjitha mundësitë. Sigurisht, disa gjëra në jetë janë të vështira. Gjatë udhëtimeve të mija, kam parë shumë gra në vende të tjera dhe hallet e tyre. Kam qenë në Afrikë 6 javë. Fakti që ngrihesha në orën 4 të mëngjesit për të parë se me cilin lajm do të hapej gazeta Nju Jork Tajms nuk është asgjë krahasuar me problemet të cilat duhet të zgjidhin çdo ditë shumica e grave në botë.

XS
SM
MD
LG