Lidhje

Përkeqësohen përmbytjet në Pakistan

  • Zëri Amerikës

Autoritetet në Pakistanin jugor thonë se përmbytjet në rajon po keqësohen, pas ngritjes së nivelit të ujit në Lumin Indus. Tani përmbytje të reja kërcënojnë qendrat e banuara në provincën Sindh. Zyrtarët thanë sot se kanë evakuuar rreth 300 mijë banorë nga qyteti historik Thatta. Pritat që mbrojnë këtë qytet kanë çarë disa herë duke përmbytur lagjet periferike, por uji nuk kishte arritur në qendër. Përmbytjet e reja e kërcënojnë tani edhe këtë zonë të qytetit.

Mijëra njerëz në Sultan Kot të zhvendosur nga përmbytjet e fundit në Pakistan po kërkojnë të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Me rrugën kryesore të dëmtuar për rreth një kilometër disa po përpiqen të ecnin përmes ujit ndërsa të tjerët u munduan të përdornin disa gomone.

Një gomone me refugjatë u fundos në rrymat e ujit, ndërsa njerëzit në të u shpëtuan nga disa banorë që ndodheshin aty pranë.

Sot, një djalë tetë vjeçar, që po qëndronte në një kamp në Sukur vdiq pas një sëmundje që zgjati 10 ditë.

Një tjetër refugjate 40 vjeçare në kampin Sukur u detyrua të largohej nga shtëpia e saj së bashku me 9 vajzat kur fshati u godit nga përmbytjet.

“Kur uji erdhi deri në shtëpi, u largova menjëherë. Mora vetëm fëmijët e mi dhe erdha këtu. Të gjitha sendet u përpinë nga uji. Dy nga vajzat do të martohen muajin tjetër. Të gjitha peshqeshet e dasmës u zhdukën në ujë. Nuk më ka mbetur asgjë dhe nuk di si do të më vejë halli”, thotë një prej viktimave të përmbytjeve.

Sot ujrat vërshuan përsëri nga barrierat e vendosura. Në qytetin Tata ndërsa mijëra banorë u larguan duke e lënë qytetin pothuajse bosh.

Të dyja anët e rrugës kryesore ishin të mbushura me njerëz që përpiqen t’i shpëtonin përmbytjeve. Shumë prej tyre e kaluan natën jashtë.

Një zyrtar tha se më shumë se 175 mijë njerëz u larguan nga qyteti.

Përmbytjet shkatërruese filluan në pjesën veriperendimore të Pakistanit një muaj më parë nga shirat monsun dhe kanë lëvizur ngadalë në jug të vendit.

OKB-ja thotë se më shumë se 8 milionë njerëz janë në nevojë urgjente për ndihma.

XS
SM
MD
LG