Lidhje

Perla të artit modern në shitje nga koleksione të fuqishme publike

  • Zëri Amerikës

Perla të artit modern në shitje nga koleksione të fuqishme publike

Perla të artit modern në shitje nga koleksione të fuqishme publike

Koleksionistë nga të gjitha skajet e globit kanë ndjekur me vëmendje këto ditë dy ankande të rëndësishme të zhvilluara në Nju Jork nga shoqëritë Sotheby’s dhe Christie’s me disa vepra të çmuara të artit modern. Dalja në treg e punimeve nga disa prej emrave të njohur të kubizmit, impresionizmit dhe surealizmit është shenjë e vështirësive që kanë ndeshur këto kohë institucione të fuqishme arti, si rezultat i krizës ekonomike:

Vepra e Dagasë, “Balerina e vogël 14 vjeçare” konsiderohet si një ndër skulpturat më të famshme të periudhës së impresionizmit. Ky punim i vitit 1881, i realizuar në 27 derdhje origjinale në bronx, është në pronësi të muzeumeve të ndryshme në botë. Një nga këto derdhje është bërë tani pronë e një koleksioni privat pas një ankandi me vepra nga emra të mëdhenj të kësaj rryme, që nga Pikaso e deri tek Moneja.

“Magjia e kësaj vepre është vështirë të përshkruhet me një fjalë. Qëndron tek fytyra e skulpturës, tek portretizimi realist i balerinës, cila nuk ka kontakt të drejtpërdrejt me vizitorin përmes shikimit. Është ndoshta tek teknika novatore dhe tek poezia e brendshme e formës”.

Zhvendosja e fuqisë blerëse nga Perëndimi drejt Lindjes e ka bërë artin dhe shijet artistike më globale se kurrë më parë. Japonia dominonte në tregun e artit impresionist në vitet 1980, Shtetet e Bashkuara në vitet 1990 dhe tani ka një vëmendje më të madhe për këto vepra nga vendet eksportuese të naftës. Në kohë luhatjesh ekonomike, arti shihet si një investim i besueshëm.

“Kërkesa vazhdon të na vijë nga koleksionistë nga i gjithë globi. Nuk bëhet më fjalë për interes të përqendruar në një grup të vogël vendesh, por nga të gjitha skajet e planetit”.

Interesi për disa vepra të veçanta në ankandin e kësaj jave tregon edhe një evolim të shijeve në treg. Një ndër veprat e Pikasos të ofruara për shitje në këtë ankand, është “L’Aubade” ose “Agimi”. Piktori e përfundoi veprën në vitin 1967, pra 6 vjet para vdekjes. Menjëherë pas vdekjes së Pikasos, veprat e tij të fundit konsideroheshin si marrëzirat e një plaku të rrjedhur dhe nuk kërkoheshin shumë nga tregu. Tani koleksionistët i shohin krejt ndryshe këto punime:

“Ajo që të mahnit në këtë pikturë është fakti që u punua nga një 80-vjeçar. Por shihet qartë energjia, vitaliteti që ka peneli i piktorit”.

Një ndër veprat që tërhoqën interesin të madh ishte “Antibes, Le Fort” “Fortesa e Antibës” e piktorit impresionist Klod Mone. Veprat e Monesë janë gjithmonë të kërkuara, por këtë radhë, përveç emrit të autorit është edhe një tjetër faktor tërheqës për koleksionistët. Vepra e ofruar për shitje vjen nga koleksioni i Muzeut të Arteve në Boston:

“Cilësia e veprave të muzeut është më e larta. Është kupa e shenjtë e shumë koleksionistëve. Pra të zotërosh një vepër të Monesë nga koleksioni i Muzeut të Artit në Boston është diçka shumë ngazëllyese”.

Prirja që është vënë re kohët e fundit për të shitur vepra arti nga koleksionet publike ka ngjallur debate të shumta. Këto institucione publike si Muzeu i Artit në Boston apo Koleksioni i qytetit të Denverit po shfrytëzojnë rritjen e kërkesës për vepra të artit bashkëkohor për të mbushur arkat e boshatisura nga kriza e fundit, kur kanë rënë ndjeshëm donacionet për artin.

XS
SM
MD
LG