Lidhje

Perlat e Elizabeth Taylor thyejnë rekordin


Perlat e Elizabeth Taylor thyejnë rekordin

Perlat e Elizabeth Taylor thyejnë rekordin

Një varëse me perla dhe diamande e aktores legjendare Elizabet Tejlër theu rekordin si varësja me perla që shitet me çmimin më të lartë në botë.

Ankandi u mbajt në shtëpinë e ankandeve Kristi të Nju Jorkut. Vargu i perlave të shekullit të 16-të, i njohur si “La Peregrina”, u ble për 37 mijë dollarë në vitin 1969 për Liz Tajlorin nga aktori Richard Burton, ish-bashkëshorti i saj.

Në ankandin e Nju Jorkut dje, kjo varëse u shit me çmimin rekord të 11 milionë e 842 mijë e 500 dollarëve. Vargu i perlave ishte pjesë e koleksionit të varëseve, vathëve, rruazave, unazave dhe bizhuterive të tjera të çmuara të aktores së njohur për dobësinë e veçantë që kishte për gurët e çmuar dhe që dolën në ankand për t’u shitur.

Një varëse me gurë rubin dhe diamande u shit për 10 milionë e gjysëm dollarë, ndërsa një unazë diamandi 33,19 karatësh që Tajlorit ja kishte dhënë përsëri bashkëshorti i saj, Burton u shit për 8 milionë e 818 mijë e 500 dollarë. Liza Taylor, e cilësuar si një perëndeshë e ekranit kinematografik vdiq në mars të këtij viti në moshën 79 vjeçare.

XS
SM
MD
LG