Lidhje

Përleshje mes përkrahësve të Mubarakut dhe protestuesve që duan dorëheqjen e tij

  • Zëri Amerikës

Anti-government demonstrators read newspapers just in front of an armored vehicle in Tahir, Cairo's main square, Egypt, February 2, 2011

Anti-government demonstrators read newspapers just in front of an armored vehicle in Tahir, Cairo's main square, Egypt, February 2, 2011

Kaosi përshkoi Kajron sot, ndërsa përkrahësit e Presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe protestuesit që po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij, u përleshën duke goditur njëri-tjetrin me gurë, grushta dhe shkopinj.

Gazetarët në sheshin qendror të Egjiptit thanë se trupat ushtarake egjiptiane kanë hapur zjarr paralajmërues në turmë për t’u dhënë fund përleshjeve. Autoblindat u panë të përpiqeshin për të ndarë demonstruesit. Një ushtar humbi jetën.

Dëshmitarët thanë se përkrahësit e zotit Mubarak hodhën të paktën dy bomba zjarri brenda territorit të muzeut të famshëm egjiptian. Bombat u shuan me shpejtësi.

Më pas, një periudhë qetësie u vendos në sheshin Tahrir ndërsa njerëzit po kujdeseshin për mbi 400 të plagosurit. Mjekët ngritën një klinikë provizore pranë sheshit.

Turmat mbetën nëpër rrugë, duke sfiduar përsëri një ndalim-qarkullimi që ka vendosur qeveria për orët e natës.

Protestuesit kundër qeverisë kanë fajësuar policinë e fshehtë për përleshjet. Televizioni shtetëror citon Ministrinë e Brendshme të mohojë se oficerë të veshur si civilë ishin të përfshirë.

Përfaqësuesi i protestave por demokracisë Mohamed ElBaradei tha për BBC-në sot se qeveria po përdor “ taktika frikësuese” dhe shprehu frikën se përplasjet mund të kthehen në përleshje të “ përgjakshme”.

XS
SM
MD
LG