Lidhje

Aktivistët egjiptianë protestojnë kundër dhunës


Aktivistët egjiptianë protestojnë kundër dhunës
Aktivistët egjiptianë protestojnë kundër dhunës

Aktivistët egjiptianë dolën në rrugë sot për të protestuar dështimin e policisë në ndalimin e dhunës në një ndeshje futbolli që la 74 të vdekur dhe qindra të plagosur në qytetin verior Port Said.

Dhuna shpërtheu të mërkurën kur tifozë të ekipit mikëpritës Al-Masry u vërsulën në fushë në përfundim të ndeshjes, sulmuan lojtarët dhe përkrahësit e ekipit Al-Ahly me objekte të mprehta, shkopinj dhe gurë.

Kabineti egjiptian dhe parlamenti diskutoi ngjarjet gjatë një sesioni emergjent sot, në fillimin e një zie kombëtare tre ditore.

Policia ka arrestuar deri tani 47 persona lidhur me këtë ngjarje.

XS
SM
MD
LG