Lidhje

Përleshje e dhunshme në parlamentin ukrainas


Ligjvënësit besnikë të presidentit Janukoviçit u përleshën me ligjvënësit e opozitës mbi përdorimin e rusishtes

Një përleshje e dhunshme shpërtheu të enjten në parlamentit ukrainas, duke dërguar të paktën një ligjvënës në spital.

Ligjvënësit besnikë të presidentit Viktor Janukoviçit u përleshën me ligjvënësit e opozitës në lidhje me përdorimin e rusishtes si gjuhë zyrtare në rajonin lindor kryesisht rusisht folës

Presidenti Janukoviç pro-rus mbështet projekt-ligjin, por ligjvënësit pro-perëndimorë të opozitës thonë se kjo kërcënon pavarësinë e Ukrainës nga Rusia.

Një ligjvënës i opozitës u dërgua në spital pasi u godit në kokë dhe filloi t'i rridhte gjak.

Thuhet se opozita ka kërkuar hetimin në lidhje me rrahjen, e cilat ka theksuar ndarjen e vendit - mes rajoneve lindore e jugore kryesisht rusisht folëse dhe rajonit perëndimor ku mbizotëron gjuha ukrainase.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG