Lidhje

Përmbytje në Kolorado, dy të vdekur


Punëtorët e shpëtimit arritën të shpëtonin 3 persona të bllokuar brenda makinave, të cilat përfunduan në një përrua nga shembja e një rruge

Autoritetet thonë se shirat e rëndë kanë shkaktuar përmbytje në Kolorado, që sollën mbylljen e rrugëve, evakuimin e banorëve dhe të paktën dy të vdekur.

Një zyrtare e menaxhimit të emergjencave për zonën Boulder tha se një person vdiq kur u shemb një ndërtesë në lagjen e Xhejmstounit.

Punëtorët e shpëtimit arritën të shpëtonin tre persona të bllokuar brenda makinave, të cilat ishin shtyrë në një përrua pasi një rrugë u shemb për shkak të përmbytjeve. Zyrtarët thonë se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të rënda në tre qarqe të Kolorados.

Zjarrfikësikët në qytetin e Kolorado Springs thanë se kishin gjetur një trup pa jetë nga përmbytjet. Gjithsej, ka patur 13-18 centimetra rreshje gjatë 24 orëve në rajon, duke shkaktuar shkarjet e dheut dhe rrëshqitjet.

Një zëdhënës për Qendrën Kombëtare për Hulumtime Atmosferike në Boulder tha për agjencinë Associated Press se ishte “pothuajse me siguri” shiu më i rëndë 24-orësh në historinë e qytetit.

XS
SM
MD
LG