Lidhje

Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës dëmtojnë fermat blegtorale


Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës dëmtojnë fermat blegtorale
Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës dëmtojnë fermat blegtorale

Të kthyer në shtëpitë dhe pronat e tyre, që u përfshinë nga përmbytjet masive të dhejtorit, banorët e komunës së Dajçit po përballen përditë me vështirësi për kthimin në jetën normale.

Përmbytjet dëmtuan banesat, por edhe fermat e tyre bujqësore dhe blegtorale, të cilat janë burimi i tyre i vetëm i jetesës. E gjithë baza ushqimore e bagëtive u rrëmbye nga vërshimi i ujrave dhe tani banorët ndeshen në vështirësi për të mbajtur gjallë bagëtitë që i shpëtuan përmbytjes.

Kryetari i Komunës së Dajçit, Arben Gjuraj, thotë se banorët kanë nevoja të ngutshme për bazën ushqimore të bagëtive dhe se, për këtë, ata kanë apeluar për ndihmë. Këtij apeli, veç të tjerash, i është përgjigjur edhe Banka Intesa Sanpaolo, një nga më të mëdhat në Shqipëri.

Jemi në fshatin Shirgj, ku po shpërndahet një sasi e bazës ushqimore që ka ardhur në mbështetje të fermerëve. Për momentin, në fazën e tanishme të pas emergjencës, nevojat më të mëdha që kërkohen nga fermerët, janë ato për bazën ushqimore për bagëtinë, pasi ajo është dëmtuar gjatë përmbytjeve

Për Drejtoreshën e Përgjithshme të Biznesit, në Bankën Intesa Sanpaolo, Adriana Sokolin, zona e Nënshkodrës është mbështetur dy here nga kjo bankë për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve masive të vitit të kaluar.

Kjo ndihmë, që konsiston në bazën ushqimore për bagëtinë, ka një vlerë prej 35 mijë eurosh. Ajo e qon ndihmën e bankës tonë në 85 mijë euro për vitin 2010. Ne kemi angazhuar të gjithë burimt tona financiare dhe njerëzore, në mënyrë që t’i gjindemi sa më pranë komunitetit ku ne operojmë.

Ndërkohë, drejt zonës së Nënshkodrës , ku tashmë ujrat janë larguar duke lënë pas gjurmët e shumta të shkatërrimit, vazhdojnë të shkojnë ndihma ushqimore dhe materiale, në përpjekje për të mbështetur rreth 50 mijë banorë të kësaj zone.

XS
SM
MD
LG