Lidhje

Përmirësime në centralin e dëmtuar bërthamor në Japoni

  • Liza Brajant

Përmirësime në centralin e dëmtuar bërthamor në Japoni

Përmirësime në centralin e dëmtuar bërthamor në Japoni

Njoftimi i shkurtër për gazetarët në Vjenë, nga zyrtari i lartë i ANEA-s, Grejam Andru, përshkruan përmirësime në gjendjen e përgjithshme në uzinën “Daiichi” në Fukushima të Japonisë.

“Ka disa shenja pozitive në vendngjarje; janë ndërmarrë kufizime parandaluese për lëndë të caktuara ushqimore dhe vëzhgimi i mjedisit vazhdon të zgjerohet përtej zonës së evakuimit dhe në det. Në përgjithësi, nuk është identifikuar ndonjë rrezik i madh ndaj shëndetit të njeriut”.

Por z. Andru paralajmëroi se situata mbetet një shqetësim i rëndë. Ai bëri vërejtjet ndërkohë që është përhapur frika në Japoni për shpërbërjen e centralit “Daiichi” që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami i këtij muaji. Qeveria japoneze ka paralajmëruar se është zbuluar jod radioaktiv në ujin e pijshëm në Tokio, në shkallë dy herë më të lartë se niveli që konsiderohet i sigurt për foshnjat. Kjo ka bërë që qytetarët të blejnë në panik ujin me shishe nëpër dyqane, duke shtyrë ndërkaq zyrtarët e qeverisë që t’u bëjnë thirrje konsumatorëve për përmbajtje dhe qetësi.

Studiuesi Gerhard Votava i Institutit Qendror të Meteorologjisë dhe Gjeodinamikës me seli në Vjenë thotë se rrezatimi nga termocentrali i Fukushimës ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të aksidentit bërthamor në Çernobil më 1986, por me një ndryshim të rëndësishëm.

“Çernobili nuk shtrihej në afërsi të Oqeanit Paqësor dhe era nuk frynte drejt oqeanit që andej”.

Kjo rrethanë, thotë z. Votava, i ka kufizuar ndikimet e dëmshme të rrezatimit. Ai gjithashtu thekson se nuk ka pasur ndonjë shpërthim të madh në impiantin e energjisë të Fukushimës. Por ai paralajmëron se niveli i lartë i ceziumit radioaktiv mbetet shqetësues.

XS
SM
MD
LG