Lidhje

Përmirësohen marrëdhëniet SHBA-Kinë

  • Zëri Amerikës

Zyrtarë kinezë dhe amerikanë po përgëzojnë njëri-tjetrin për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pas tensioneve të para disa muajve.

Një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste kineze, tha sot se kishte pasur “disa trazira” por lidhjet mes dy fuqive botërore janë kthyer në normalitet.

Ai i bëri komentet në bisedime me dy zyrtarë amerikane, zëvendës Këshilltarin për Siguri Kombëtare Thomas Dilon dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Ekonomik Larry Sumners që po vizitojnë Pekinin për katër ditë bisedime.

Zoti Sumners u tha zyrtarëve kinezë se Presidenti amerikan Barack Obama ka theksuar rëndësinë e një marrëdhënieje të fortë me Kinën dhe vizitën e Presidentit Kinez Hu Jintao në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG