Lidhje

Përmirësohet tregu amerikan i punës

  • Zeri Amerikës
  • Uashington

Përmirësohet tregu amerikan i punës

Përmirësohet tregu amerikan i punës

Disa raporte ekonomike të publikuara sot tregojnë një pasqyrë më optimiste të ekonomisë amerikane.

Një kompani që proceson miliona pagesa në të gjithë vendin tha se kompanitë private kanë shtuar rreth 297 mijë vende pune në dhjetor. Raporti i ADP-së thotë se kjo shifër mund të mjaftojë për të ulur nivelin e papunësisë.

Një raport nga një kompani tjetër biznesi flet për të njëjtën gjë. Challenger, Gray dhe Christmas thotë se humbjet e vendeve të punës ishin 29 për qind më të ulëta në dhjetor 2010 se sa në dhjetor 2009. Qeveria pritet të publikojë shifrat zyrtare të papunësisë të premten.

XS
SM
MD
LG