Lidhje

Përparimet teknologjike, efektet e klimës dhe parandalimi i traumave

  • Zëri Amerikës

Përparimet teknologjike, efektet e klimës dhe parandalimi i traumave

Përparimet teknologjike, efektet e klimës dhe parandalimi i traumave

Përparimet teknologjike po ndryshojnë kirurgjinë. Mjekët në panairin e sivjetshëm veror të Shoqatës Mbretërore për Shkencën në Londër thanë se përparimet nënkuptojnë më pak kirurgji ndërhyrëse dhe më shumë përdorim të robotëve për të kryer operacione.

Kur kirurgjët bashkëpunojnë me shkencëtarët, teknologji të reja transformojnë këtë profesion. Ndërsa instrumentat përditësohen dhe sofistikohen vazhdimisht, kirurgji të reja jo ndërhyrëse po bëhen tani të mundura. Kjo pajisje ndihmon kirurgët të izolojnë një pjesë të dëmtuar të arteries brenda dy milimetrave. Më pak kirurgji ndërhyrëse do të thotë se mëkëmbja është më e shpejtë dhe ka më pak shanse për infeksione.

Kjo teknikë po perfeksionohet nga shkencëtarët që punojnë përkrah mjekëve. Ekipi i mjekëve të Dr Graeme Penny në Spitalin Thomas në Londër doli me këtë ide kur kirurgët po harxhonin gjithnjë e më shumë kohë në operacione.

“Kur ke një arterie të dëmtuar në pjesën e barkut dhe nëse një nga këto është përshembull në zonën e veshkave, ato nuk mund të trajtoheshin përmes kirurgjisë jo ndërhyrëse deri pak vjet më parë. Ka ka pasur përparime në instrumentat që përdorim dhe që tani përdoren në operacione vërtetë të komplikuara. Pajisjet duhet të pozicionohen me shumë ekzaktësi brenda dy milimetrave ndërsa operacioni mund të zgjasë tre ose shtatë orë”.

Sipas doktor Penny-it saktësia përcaktohet me ndihmën e skanimeve.

XXX

Një kube e krijuar për panairin i ndihmon vizitorët të shohin sesi mikroorganizmat ujore transformohen në përmasa gjigande nga një ekran që lëviz.

Ky instalim ka një mesazh shumë të rëndësishëm.

Ai është rezultat i kërkimeve në Detin e Veriut kryer nga Dr. Richard Kirby në Universitetin Plymouth.

Ai argumenton se i kemi injoruar këto krijesa të vogla gjë që tregon sesi ambjenti rreth nesh po ndryshon vazhdimisht klimën.

Kirby i quan mikroorganizmat heronjtë e fjetur.

Ekipi i tij ka zbuluar se ata po përhapja e tyre gjeografike po ndryshon dhe plnaktoni po largohet ndërsa temperatura ngrohet në sipërfaqjen e detit.

Planktoni jeton pranë sipërfaqes së ujrave pasi kanë nevojë për dritën e diellit. Krijesat që i përdorin ato për t’u ushqyer jetojnë gjithashtu pranë sipërfaqjes. Sipërfaqja e detit është në kontakt me atmosferën dhe ndërsa ajo ngrohet nga ndryshimet klimatike temperatura e sipërfaqje s së detit gjithashtu ndryshon. Kjo ka një efekt serioz për peshkimin.

“Këto mikroorganizma ndikojnë në atmosferë, ato kontribuojnë për oksigjenin në ajrin që thithim, kanë efekt në klimën e tokës. Ato çlirojnë kimikate që sigurisht shkojnë në atmosferë dhe këto kimikate reagojnë ndaj dritës së diellit dhe japin aromën e detit. Ato ndikojnë në shumë aspekte tek bota përreth nesh”.

XXX

Trauma është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve tek njerëzit nën moshën 45 vjeçare.

Spitali Mbretëror i Londrës ka një qendër për traumat e cila kujdeset për rreth 1 mijë e 600 të dëmtuar në vit.

Ata tani përdorin stimulues laparoskopik që u jep krirurgëve praktikantë eksperiencë si të qepin një enë gjaku të dëmtuar.

Një përparim i madh në kërkimet e tyre ishte se në 25 përqind të rasteve të traumave kishte një dëmtim të mekanizmit të mpiksjes së gjakut.

Kjo do të thotë se pacienti është më shumë në rrezik të vdesë nga hemoragjia.

Mjekët kanë identifikuar dëmtimet në mekanizmin e mpikjes së gjakut me synimin për të shmangur rreziqet për pacientët ku shfaqet kjo anomali.

XS
SM
MD
LG