Lidhje

Përpjekjet e Detrotit për të përmirësuar ekonominë

  • Selah Hennessy

Përpjekjet e Detrotit për të përmirësuar ekonominë

Përpjekjet e Detrotit për të përmirësuar ekonominë

Detroiti, zemra e industrisë amerikane të makinave, dikur ishte një nga qytetet më të pasur në Shtetet e Bashkuara. Por prodhuesit e makinave kanë zvogëluar fuqinë e tyre punëtore dhe në dekadat e fundit më shumë se gjysma e popullsisë së Detrotit është larguar nga qytetit. Sot, ky qytet është një nga qytetet më të varfëra në vend.

Dyqani Division Street Botique shet rroba me dizenjo të frymëzuara nga qyteti. Dyqani u hap para disa vitesh nga muzikanti Tyler Baldwin me dy miq të tij. Ai thotë se Detroiti është vend i mirë për realizuar idetë për biznes.

“Ka mundësi të shumta dhe nuk duhet bërë vetëm një gjë. Muzika është e veçantë. Bluzat që ne i shesim këtu janë unike. Pra këtu ke mundësi të mira për të realizuar idetë origjinale për biznes dhe për të shprehur talentin dhe aftësitë”.

Ai shton se varfëria në Detroit e ndihmon krijimtarinë e tij.

“Ekziston një aspekt i vetmisë dhe izolimit që të bënë të kërkosh brenda vetes, të bëhesh më intuitiv dhe thjeshtë të marrësh frymëzim për të krijuar diçka sepse këtu nuk ka pothuaj asgjë.”

Përveç zotit Baldwin ka edhe persona të tjerë të cilët shfrytëzojnë frymëzimin për të nxitur ekonominë e Detrotit. Kompania Buzdom U përgatit dhe financon sipërmarrësit për t’i ndihmuar ata të hapin biznese. Presidenti i kompanisë Ross Sanders thotë se bizneset e reja po e ndryshojnë ekonominë e qytetit.

“Është e rëndësishme që ndryshimi të ndodh sepse për një kohë të gjatë qyteti i Detroitit është mbështetur në kompanitë prodhimit të makinave. Ata kanë patur një mentalitet të punëtorit dhe ne tani po përpiqemi të krijojmë një mentalitet të sipërmarrësit. Është gjë e mirë të jesh punëtor- të gjithë duhet të jenë punonjës të mirë- por sipërmarrësit nuk bëjnë vetëm punën e një punonjësi, ata krijojnë vende të reja të punës”.

Xhon Mogk i Universitetit Shtetëror Wayne thotë se qendra e Detroitit ka filluar të përparojë.

“Ka një energji të re, investime të reja dhe popullata po rritet. Pra, është duke u bërë një përmirësim i madh në qendrën e qytetit të Detroitit”.

Ai thotë se dyqanet dhe zyrat në qendër të qytetit janë shenjë e përtëritjes ekonomike.

Por zoti Mogk thotë se jashtë qendrës së qytetit gjërat janë ndryshe. Ai thotë se varfëria dhe falimentimi janë normale në një hapësirë prej 210 kilometrash katrorë. Ai thotë se vetëm Qendra e Detroitit është në fazën e ndryshimeve.

“Në disa pjesë të qytetit nuk kanë filluar ndryshimet dhe aty ka probleme të mëdha si probleme familjare, varfëria, të ardhura të ulëta, braktisje, shkolla të dobëta, dhe probleme me drogën. Këto probleme nuk ekzistojnë në shkallë të lartë në pjesën kryesore të qytetit. Ato ekzistojnë në një rajon prej 210 kilometrash katrorë”.

Por Xhon Mogk thotë se me kalimin e kohës rritja ekonomike e pjesës kryesore të Detroitit do të ndihmojë përparimin ekonomik të pjesëve tjera të qytetit.

XS
SM
MD
LG