Lidhje

Përpjekje të reja për të përmbysur udhëheqësin libian Moamar Gadafi

  • Zëri Amerikës

Përpjekje të reja për të përmbysur udhëheqësin libian Moamar Gadafi

Përpjekje të reja për të përmbysur udhëheqësin libian Moamar Gadafi

Mijëra protestues të opozitës ndërmorrën përpjekje të reja sot për të përmbysur udhëheqësin libian Moamer Gadafit, ndërsa ka njoftime se forcat qeveritare kanë hapur zjarr ndaj demonstruesve në kryeqytet.

Protestuesit u grumbulluan në qytete përfshirë Benghazin, ku forcat anti-Gadafit duket se kanë marrë kontrollin. Sipas agjencive të lajmeve, banorët janë cituar të kenë thënë se forcat besnike të zotit Gadafi kanë hapur zjarr në disa pjesë të Tripolit, pasi protestuesit u mblodhën për të marshuar pas lutjeve të së premtes.

Në muzg, televizioni shtetëror tregoi zotin Gadafi duke iu drejtuar përkrahësve në Tripoli.
Fjalimi pasionant u drejtohet të rinjve, me udhëheqësin libian që u bënte thirrje të mbronin vendin. Zoti Gadafi foli nga një pikë mbi Sheshin e Gjelbërt të Tripolit duke u thënë përkrahësve – jam një prej jush.

Fjalimi është i treti i udhëheqësit libian këtë javë. Duke folur me telefon për televizionin shtetëror dje, zoti Gadafi tha se protestuesit janë nën kontrollin e Osama bin Ladenit. Njoftimet e shtypit të pavarur nuk i lidhin protestat me al Kaidën.

XS
SM
MD
LG