Lidhje

Përpjekjet për shpëtimin e shpendëve në Gjirin e Meksikës

  • Zulima Palacio

Shpëtimi i kafshëve nuk është një mision i lehtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shpendë të fuqishëm, që fluturojnë mbi oqean. Ndërsa rrjedhja e naftës vazhdon për gati 3 muaj me rradhë, mijëra kafshë janë prekur. Shumë prej tyre kanë ngordhur, para se t’u ofrohej ndonjë ndihmë.

Këto ishin shpendë me fat, u shpëtuan dhe u sollën në këtë qendër për t’u pastruar dhe për t’u kuruar pas rrjedhjes më të madhe të naftës në historinë e Shteteve të Bashkuara. Mijëra shpendë janë shpëtuar, por shumë kanë ngordhur sepse kapja e tyre nuk është diçka e lehtë.

Në ishullin Queen Bess, disa orë më larg, nga bregdeti i Luizianës, ornitologu Majkëll Simor po i ndjek nga afër këta pelikanë.

Pelikanët mund të fluturojnë më shumë se 30 kilometra mbi oqean për të kapur peshk, por pikërisht kjo zonë është ndotur nga nafta e derdhur. Zoti Simor thotë se shumë shpendë kanë pasur tashmë kontakt me naftën në Gjirin e Meksikës.

Zoti Simor, punonjës në departamentin e kafshëve dhe peshkimit në Luiziana, thotë se për sa kohë që këta shpendë mund të fluturojnë, ato nuk mund të shpëtohen.

“Shumë prej shpendëve në këtë ishull janë prekur nga nafta dhe ne nuk mund t’i kapim sepse nuk duam të hyjmë në kolonitë e tyre dhe të dëmtojmë rutinën e tyre”.

Foletë e pelikanëve janë plot me naftë. Shpëtimi i tyre kërkon shkeljen mbi vezë dhe zogj dhe ngordhjen e disa prej tyre. Zogjtë janë të bardhë dhe lehtë për t’u parë kur janë të mbuluar nga nafta.

"Duket se tani për tani, krysisht shpendët janë të mbuluar nga nafta në kolonitë e tyre, pasi nafta ka kaluar pengesat”.

Pengesat janë vendosur përreth ishujve për të penguar përhapjen e naftës, por ato nuk janë qënë të mjaftueshme.

“Është shumë e vështirë për mua që i dua shumë shpendët t’i shikoj se si vuajnë dhe pa qënë në gjendje t’i ndihmoj.”

Në këtë ditë, valët e oqeanit po e shtyjnë naftën drejt Floridës dhe kafshëve në Luiziana po u jepet mundësia të pushojnë. Zoti Simor dhe ekipi i tij nuk mund të gjenin ndonjë shpend për ta ndihmuar.

Në anën tjetër të deltës në portin e Venices, anijet fillojnë udhëtimet me shpresë për të shpëtuar pelikanët.

Këto shpendët pushojnë mbi qindra platforma gazi e nafte. Në një grup pelikanësh, një shpend me krahë të hapur është i mbuluar nga nafta. Në një grup tjetër, një pelikan tjetër po ashtu është mbuluar nga nafta. Një anije u afrohet atyre me ngadalë, por pelikanët largohen.

Gjatë rrugës në kthim, ekipi gjen një shpend të ngordhur, madje bën ndalesën e fundit për të kontrolluar një ishull të vogël me rërë, ku qindra shpendë kanë fotetë e tyre.

Një pengesë është vendosur rreth këtij ishulli dhe deri tani nafta nuk ka mbrritur aty.

Ndërkohë qendra e kurimit në Fort Jackson, e cila më parë ishte depo, vazhdon punën. Një veterinere vlerëson shëndetin e secilit shpend dhe i jep ndihmë, nëse është nevoja. Pastaj çdo shpend pastrohet 2 deri 3 herë me sapun të lëngët e me furçë dhe nafta shplahet. Një sesion i tillë zgjat rreth një orë.

Xhon Majet është me shërbimin amerikan të peshqve dhe kafshëve.

“Disa prej shpendëve që vijnë këtu janë në gjendje të rëndë dhe jo të gjithë shpëtohen. Ato kanë qëndruar në ujin e ndotur nga nafta për një kohë të gjatë. Rreth një e treta e shpengëve që sillen këtu ngordhin para se t’u jepet ndonjë farë ndihme”.

Sapo pastrohen, shpendët futen në pishina. Brënda një ose dy javësh, pelikanët e rritur mund të rimarrin fuqinë.

Xhei Holkëmb, drejtor i qendrës ndërkombëtare kërkimore për shpëtimin e shpendëve, thotë se disa shpendë janë lënë të lirë në bregdetin e Teksasit, shumë larg zonës ku rrjedh nafta. Por shumë prej kafshëve janë lokale dhe ato mund të kthehen tek foletë e tyre dhe të mbulohen nga nafta përsëri. Zogjtë e kanë më të lehtë të përshtaten në një koloni të re, megjithatë zotin Holkëmb e shqetëson e ardhmja.

“Nëse nafta vazhdon të derdhet në vjeshtë kur shpendët migrojnë drejt jugut, ato do të vihen përsëri në rrezik”.

Është një punë shumë e vështirë për ekipet e shpëtimit. Ata e dinë se bota shtazore do të vuajë nga rrjedhja e naftës për muaj e vite me rradhë.

XS
SM
MD
LG