Lidhje

Përplasje demokratë-socialistë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

  • Armand Mero

Në Shqipëri, përfaqësuesit demokratë dhe ata socialistë u përplasën sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, rreth një paragrafi që parashikonte procedurat e hapjes së kutive të materialeve të votimit.
Demokratët akuzuan socialisëet se kishin përfshirë fshehurazi një formulim të ri, ndërkohë që pala tjetër e mohoi, duke shpjeguar se ekzistojnë të gjithë dokumentat e veprimtarisë së komisionit që vërtetojnë se për atë pikë ishte rënë dakort prej shumë ditësh. Kjo përplasje rrezikon të sjellë vonesa në punën e komisionit, i cili duhet të përfundojë reformën brenda 11 ditëve të ardhshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG