Lidhje

Përplasje e mundshme diplomatike në takimin e KS të OKB-së

  • Meridith Bjuel

Përplasje e mundshme diplomatike në takimin e KS të OKB-së

Përplasje e mundshme diplomatike në takimin e KS të OKB-së

Premtimi i qeverisë palestineze për të kërkuar këtë javë në Kombet e Bashkuara anëtarësimin e shtetit palestinez në OKB krijon kushtet për një përplasje të mundshme diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Administrata Obama thotë se do t’i vinte veton një hapi të tillë në Këshillin e Sigurimit. Analistët rajonalë thonë se një veprim i tillë do të ndikojë në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me vendet e Lindjes së Mesme.

Me anë të dhunës, .... protestave paqësore dhe vite të tëra negociatash.

Tani ata zotohen të shkojnë në Kombet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm palestinez Riad al-Maliki tha se në se diplomatët e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera nuk paraqesin një propozim të besueshëm për bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme, presidenti palestinez do të kërkojë anëtarësimin zyrtarisht të shtetit palestinez në Kombet e Bashkuara.

“Ai do t’ia paraqesë kërkesën zyrtare për anëtarësimin e shtetit palestinez Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon”.

Një hap i tillë mund t’i çojë palestinezët drejt një konfrontimi me Shtetet e Bashkuara, një prej donatorëve të tyre më të mëdhenj.

“Për palestinezët, përpjekjet për të çligjësuar Izraelin do të dështojnë. Veprime simbolike për të izoluar Izraelin në Kombet e Bashkuara nuk do të krijojnë një shtet të pavarur palestinez”.

Palestinezët kanë bërë thirrje për demonstrata në mbështetje të vendimit palestinez në OKB, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kërcënojnë të përdorin veton nëse kjo çështje parashtrohet në Këshillin e Sigurimit.

“E vetmja mënyrë për arritjen e një zgjedhjeje të qëndrueshme janë negociatat e drejtpërdrejta mes dy palëve dhe ato mund të zhvillohen vetëm në Jeruzalem dhe Ramallah dhe jo në New York”.

Analistët rajonalë thonë se kundërshtimi i planit palestinez mund të nxisë ndjenjën anti-amerikane në botën arabe, e cila përballet me ndryshime dhe trazira politike.

Eksperti i Lindjes së Mesme David Makovski thotë se administrata Obama ka shqetësime të tjera.

“Tani ata kanë përparësi të tjera si në politikën e jashtme, në krizën e brëndshme financiare si dhe zgjedhjet presidenciale të 2012-tës. Si rezultat, administrata mendon se ka përdorur mjaft kapital politik në këtë çështje dhe ka arritur shumë pak”.

Ligjvënësit amerikanë thonë se vendimi për shtetin palestinez mund të ketë gjithashtu pasoja të rënda për ndihmat financiare që Uashingtoni u jep palestinezëve.

“Qindra miliona dollarë në ndihma vjetore që ne u kemi dhënë palestinezëve gjatë viteve të fundit ka të ngjarë të ndërpriten dhe kjo mund të rezultojë në rënien e Autoritetit Palestinez”.

Kjo i shqetëson izraelitët, të cilët kanë frikën e shpërthimit të dhunës pas çdo vote në Këshillin e Sigurimit.

Palestinezët thonë se kërkesa e tyre për anëtarësimin e shtetit palestinez në OKB nuk do të parandalonte bisedimet e drejtpërdrejta, ndërkohë që izraelitët u trëmben pasojave, veçanërisht dhunës, që mund t’i japë fund procesit të paqes.

XS
SM
MD
LG